Edhe pse fitoi kupën e mbrëmjes në “Dance With Me”, Luiza Gega vendosi që t’ia jepte Orgesa Zaimit. Mirëpo këngëtarja ka treguar së fundmi për programin “Rudina” se cfarë ndodhi në prapaskenë.

“Unë i thashë nuk e pranoj kupën, nuk dua, dhe u zumë kështu që jo merre ti, sikur po paguanim kafe. Nuk e dua, e meriton ti.

Unë u mërzita shumë që Luiza u largua. Ne nuk e prisnim, sepse ishte surprizë për të gjithë ne, edhe për ne konkurrentët.

Nuk na kishte thënë absolutisht. Unë u lidha shumë me Luizën, është një vajzë e shkëlqyer, jam shumë me fat që e kam njohur dhe shpresoj që kjo miqësi të nisë tani dhe të vazhdojë edhe në vazhdimësi”, u shpreh Zaimi.