Për momentin, Luiza Gega duket se po shijon ende emocionet e të qenit kampione e Europës.

Atletja shqiptare, e cila na bëri të gjithëve krenarë pak javë më parë, tashmë ka vendosur të bëhet pjesë e një tjetër gare, asaj të “Dance With Me”.

Luiza fitoi mbrëmjen e kaluar trofeun e mbrëmjes, teksa duket se po ia del më së miri në këtë garë të vështirë.

Pasi mbaroi performancën e saj, Luiza u ngacmua pak nga Ermal Mamaqi, i cili e pyeti për statusin e saj aktual dhe nëse ajo është e dashuruar.

Sportistja na zbuloi se për momentin nuk është e dashuruar dhe se fokusi i saj është puna e saj dhe po e shijon.

“Kjo është një pyetje që më bëhet shumë shpesh. Për momentin nuk është se jam e dashuruar, kam një fokus… ndoshta sigurisht që jetës duhet t’i shijoj çdo gjë, por për momentin po shijoj këtë!” – deklaroi Luiza Gega.