Luizi mendon se Dea Mishel i ka bërë magji, pasi gjeti një qiri dhe disa bizhuteri në një vazo në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP.

Sipas tij, ky veprim është bërë nga Dea, për ta eliminuar atë nga loja. Ndonëse Valbona, Armaldo dhe Kiara i thanë Luizit që mendimi i tij është i gabuar, ai u betua që ashtu ka ndodhur.

Ai u shpreh se tani iu mbush mendja plotësisht që grupi i Oltës i ka bërë magji. Ndërsa Armaldo u shpreh se ata dan të marrin vëmëndje dhe se si mënyrë kanë gjetur këtë.

Kiara u shpreh se ajo nuk është magji, por një lloj “rituali”, i cili thith energjitë negative ose pozitive të një personi…