Luizi dhe Kiara tregojnë planet e tyre për martesë. Pas dasmës në shtëpinë e Big Brother, ku edhe shkëmbyen puthjen e parë në buzë, çifti ka nisur planet për një tjetër dasmë jashtë shtëpisë së Big Brother Vip.

Teksa Valbona dhe Armaldo po flisnin për koncertet që kanë pas daljes nga shtëpia, Kiara i tha Valbonës se ajo do jetë shumë e ngarkuar me punë gjatë sezonit veror.

Duke folur me shaka, Valbona tha se në verë, do të martojë Luizin. Ky i fundit tha se dasmën me Kiarën do e bëjë verën tjetër jo këtë vit.

Bisedat mes tyre, gjatë kafes së mëngjesit, u shoqëruan me batuta dhe të qeshura pafund. Mes tyre ishin fillimisht Valbona dhe maestro Armaldo, e më pas u bashkuan dhe banorët e tjerë.