Pas eliminimit të Amosit, moderatorja Arbana Osmani hapi një tjetër televotim gjatë spektaklit të së martës, ku publiku kishte mundësinë që të zgjidhte dy banorët e tyre të preferuar. Dy konkurrentët më të preferuar deri më tani për publikun janë Luizi dhe Armaldo.

E pas këtij vendimi, Vëllai i Madh ka vendosur që dyshes t’u japë imunitet për këtë javë, që do të thotë nuk do të ketë mundësinë që të dalë në nominim. Armaldo u shpreh shumë i kënaqur pas këtij vendimi, ndërsa dha edhe një mesazh shumë të rëndësishëm për banorët e tjerë.

“Ndihem shumë i kënaqur. Kjo është një lojë që rrotullohet si portokall. Në qoftë se diçka nuk shkon në lojë, nuk do të thotë që aty mbaron loja. Çdo kush duhet të ringrihet dhe të luajë sërish”- tha Armaldo pasi mori vlerësimin e publikut.

Kujtojmë që Vëllai i Madh i dha mundësinë Kiarës gjatë spektaklit që ajo të nxirrte në nominim tre banorë, teksa moderatorja vendosi t’i marrë hakun Efit, duke nxjerrë në nominim Oltën, Dea Mishelin dhe Tean.