Mario Deda dhe Jon Ndoja janë kthyer në dy emra shumë të dashur për publikun shqiptar. Dy miqtë e ngushtë të Luiz Ejllit ishin të ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin ‘Wake Up’ në Top Channel. Ata kanë shprehur hapur mbështetjen për mikun e tyre, ndërsa kanë komentuar edhe lidhjen e tij me Kiarën.

Mario u shpreh se ata e shohin shumë të bukur marrëdhënien mes tyre dhe i vjen mirë që Luizi është i lumtur. “Raporti që ata kanë është zgjedhja e tyre. Ne e shohim shumë bukur për sa kohë që ai është i lumtur, ka gjetur një partnere që e ruan, e tërheq ndonjëherë. Është bukur kur ai e mbron, e dashuron ashtu.

Ne na shkruajnë njerëzit, kanë lënë punët e tyre për t’u marrë me BBV dhe Luizin. Ky është efekti i Luizit, nuk është rastësi. Ai e ka nivelin e inteligjencës shumë të lartë”- tha Mario, i cili së bashku me Jonin, kanë edhe një koment për të gjithë ndjekësit që janë shprehur kundër Kiarës.

Joni: Unë shoh një konfirmim të Luizit vazhdimisht, sa herë që njerëzit e dyshojnë, ai e rikonfirmon dashurinë që ka për Kiarën. Ai ka treguar që lë edhe lojën për të. Nga njëra anë kanë të drejtë sepse kanë parë disa veprime që nuk u pëlqejnë, por ne duhet të besojmë Luizin.

Mario: Mos ndikoni në jetën e tjetrit, ajo është jeta e tij. Nëse ju pëlqen Luizi, vazhdojmë mbështesim Luizin. Ka aq shumë dashamirës të Luizit, sa i bezdis edhe një mizë që mund të fluturojë në shtëpi.