Aktorja e njohur Arjola Demiri ishte vitin e kaluar pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Albania. Edhe gjatë këtij viti, emri i saj është lakuar në shtëpinë e Big Brother VIP 2, ku banorë të tjerë janë pjesë e formatit. Dhe është pikërisht këngëtari Luiz Ejlli ai i cili e ka lakuar shumë herë emrin e saj.
Këngëtari pretendon se e njeh historinë e Arjolës dhe ish-bashkëshortin e saj dhe sipas tij, aktorja ka gënjyer gjatë qëndrimit të saj në shtëpi për interesat e veta. Mirëpo, nëse në fillim Arjola e ka ‘injoruar’, duket se kësaj here asaj i është sosur durimi dhe ka vendosur të reagojë në rrjetet e saj sociale.
Ajo ka kapur një moment ku Luizi i thotë Efit se po flet si Arjola vitin e kaluar dhe shkruan: “Sa mirë më ka studiuar Luiza në botën e strategjive! 6-7 herë ma ka përmendur emrin deri tani! Nëse t’gjitha femrat “viktimizohen”si Arjola Demiri ftoj Luizin të mos zgjedhë “viktima reale” për të çuar lojën përpara. Femrat e zonja dhe luftarake duken që e shqetësojnë.
Ndaj i përçmon. I lufton. Përdor për lojë dhe uroj të mos e bëjë në jetën reale! Faleminderit që më jep vëmendje dhe të sillem nëpër kokë gjatë lojës tënde! Pema me kokrra gjuhet se pemës së thatë si afrohet kush. “Kaçubeti beso n’veti e gjun n’gjeti!”