Me largimin e Amosit, duket se gjërat kanë ndryshuar në shtëpinë e Big Brother VIP. Olta Gixhari duket se po e përjeton shumë largimin e tij, duke qenë se ai ishte edhe një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.

Por, duket se ‘kundërshtari’ i saj në lojë, Luizi e ka mërzitur edhe më tepër aktoren gjatë mbrëmjes së kaluar. Pas spektaklit, këngëtari ka vendosur t’i tregojë Oltës se cilët janë dy bashkëpunëtorët e tij në lojën që ka bërë gjatë kësaj kohe në shtëpi.

Përgjigjja e Luizit ka ‘shokuar’ paksa Oltën. Këngëtari tha se dy bashkëpunëtorët e tij janë Maestro dhe Kristi, teksa emri i këtij të fundit nuk është pritur mirë nga Olta.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Vetëm me dy persona kam bashkëpunuar në këtë shtëpi

Olta: Hhh, një jam unë?

Luizi: Më lerë ta them unë. Bashkëpunëtori im që prej ditës së parë ka qenë El Maestro. I dyti ka qenë gjithmonë i fshehte. Ai është Kristi.

Olta: Perfekt. Nuk është se vetëm ma ke ngul thikën, tani po e rrotullon. Bravo, bravo