Edhe pse dita e djeshme ishte e mbushur me debate dhe përplasje të shumta, Luizi e mbylli më së miri duke e përqafuar Kiarën para se të shtrihej për të fjetur.

Ky i fundit doli nga dushi dhe veshi rrobëdishanin  e Kiarës. Ai u shtri në krevatin e saj, ku u puthën e u përqafuan me njëri-tjetrin.

Kiara i tha Luizit se e kishte marrë malli për të. Ky i fundit edhe pse i buzëqeshi, i tha Kiarës se nuk e beson dhe se këtë gjë po e thotë për t’i bërë qejfin.

Kujtojmë që Luizi i ka shprehur pëlqim Kiarës që ditën e parë që i është bashkuar formatit Big Brother VIP, ndërsa moderatorja, ka qenë disi më e tërhequr…