Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë një nga çiftet më të përfolur të momentit në shoëbiz-in shqiptar, si edhe nga ndjekësit e programit ‘Big Brother VIP’. Çifti shihen të qëndrojnë së bashku gjatë thuajse gjithë ditës, teksa gjatë orëve të darkës, ata konsumojnë edhe biseda shumë të këndshme.
Së fundmi, dyshja kanë diskutuar rreth lidhjes së tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Moderatorja ka thënë se ka frikë të dojë dikë shumë, pasi mendon se gjërat e bukura përfundojnë, ndërsa Luizi i tha se mendon që ajo ka rënë në dashuri me të.
Pjesë nga biseda mes tyre
Kiara: Nuk dua të dua një njeri shumë. Kam frikë. Më duket sikur gjërat e bukura mbarojnë. Nuk më zgjasin shumë.
Luizi: Mos vallë je duke më thënë që ke rënë në dashuri me mua
Kiara: Nuk e di. Kam disa shenja që më shqetësojnë. Për mirë
Luizi: Mos mendo kurrë se ta marr për dobësi. As nuk e shfrytëzoj dhe të them ia ra brenda kjo tani
Kiara: Po them që zakonisht që gjërat e bukura që më kanë ndodhur, kanë mbaruar. Ndoshta tani ndryshon.
Luizi: E di kur është gjëja më e bukur, kur të hapet dera dhe futet një bebi vogël dhe futet në shtrat
Kiara: Të shijojmë pjesën tjetër njëherë, bebi thotë ky. Nuk të kam bërë kot ty ashtu. Nuk kisha pikë pëlqimi. Ka qenë zero vërtetë
Luizi: Sa është sot, ka ardhur koha me të pyetur?
Kiara: Është shtuar shumë
Luizi: Nga 1-10?
Kiara: 8
Luizi: 8? Çfarë janë ato të dyja? (qeshin)