Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë një nga çiftet më të komentuar të momentit në median rozë. Çifti po luajnë lojën e tyre në shtëpinë e Big Brother VIP, teksa kanë arritur të bëjnë për vete edhe shumë ndjekës. Gjatë spektaklit të kaluar, Kiara hapi mbrëmjen e djeshme Kutinë e Pandorës.

Moderatorja fitoi mundësinë për të udhëtuar në Maldive për një javë, çift. Një lajm që gëzoi shumë Kiarën, që kishte shumë kohë që e kërkonte, por jo vetëm, edhe Luizin. Madje, ky i fundit tha se do të kthehen tre vetë nga Maldivet.

Sakaq, gjatë ditës së sotme, teksa po bënte shaka me Kiarën dhe ironi me banorët e tjerë, Luizi e pyeti Kiarën nëse kjo e fundit po e shfrytëzon për lojë, ndërsa e pyeti edhe nëse ajo do ta bëjë këtë udhëtim me dikë tjetër që e pret jashtë dhe jo me Luizin.

“Mos po më shfrytëzon për lojë o Kiara? E kam seriozisht. Hajde iher të flasim përballë, mos po më shfrytëzon për të fituar këtë udhëtimin në Maldive, që as nuk do ta bësh me mua fare, por do ta bësh me atë që ke jashtë?,” tha Luizi, ndërsa Kiara nuk e mbajti të qeshurën, së bashku me banorët e tjerë.