Spektakli i së martës në Big Brother VIP Albania u shoqërua me debate të forta mes disa prej banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku protagonistë ishin Efi, Kiara, Luizi, Bledi dhe Qetsori. Por sigurisht, debati i fortë që po diskutohet ende sot është ai mes Kiarës dhe Efit.

Tashmë duket se dyshja nuk janë më mikesha me njëra-tjetrën, pas diskutimeve me tone të larta që patën gjatë spektaklit. Pjesë e debatit u bë edhe Luizi, i cili në një bisedë të bërë ditën e sotme ne Qetsorin, ka komentuar diskutimin mes tyre.

Luizi është shprehur se njëra prej tyre është duke gënjyer, ndërkohë që ai shpreson që Kiara të jetë ajo që ka të drejtë.“Njëra prej tyre është duke gënjyer dhe duke qenë se unë jam këtu brenda dhe nuk di gjë nuk mund të them që ka kjo apo ajo të drejtë.

Por duke marrë parasysh pozicionin tim zemra më do që të ketë Kiara. Por ne në lojë jemi…”- tha Luizi, i cili ka vendosur t’i mbajë qëndrim Efit për videon që ajo ka publikuar pak kohë më parë në rrjete sociale, ku komentonte ‘dhun.ën’ e Luizit ndaj Kiarës.