Luiz Ejlli ka habitur jo pak ditën e djeshme, kur në disa biseda të bërë me banorë të shtëpisë ka vendosur t’i dalë kundër Efit, duke thënë se ai nuk ka aspak besim tek ajo. Ai u shpreh se Efi nuk është aq e sinqertë sa duket dhe për këtë arsye do t’i bjerë me ç’të ketë në dorë.
Ndërkaq, në darkë Luizi shkoi i tha asaj që të mos habitet kur të shohë diçka gjatë prime-t të së shtunës dhe të ketë besim tek ai. Sakaq, duke qëndruar jashtë me Kiarën, kjo e pyet ‘nëse mërzitet që nuk ia kupton lojën ndonjëherë’. Ndërsa Luizi u shpreh se ajo nuk e di nëse ajo e ka seriozisht me Efin.
Pjesë nga biseda:
Kiara: Ti nuk mërzitesh që nuk ta kuptoj lojën ndonjëherë
Luizi: Ndonjëherë?
Kiara: Se shpeshherë ta kuptoj
Luizi: Ti nuk e di nëse e kam seriozisht këtë punën me Efin, as këtë nuk e di dhe ke frikë të pyesësh, edhe nuk duhet me më pyetur. Se lind pyetja ‘pse po ua thua gjithë banorëve dhe asaj jo?’
Kiara: Kur po flisje me Dean thashë ‘po ky çdo’
Luizi: Me të gjithë
Kiara: Që t’i përfshish të gjithë
Luizi: Ku di unë, si thua ti?
Kiara: Ku di unë ça mendon ti
Luizi: Dua mendimin tënd
Kiara: Sa herë jam mërzitur kot