Luiz Ejlli është një nga personazhet më të përfolur të këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP. Pavarësisht se është në një nominim të vështirë me Armaldon dhe Kristin sonte, për Luizin, nominimi më i vështirë ka qenë ai me Efin dhe Kiarën.

Gjatë një bisede ditën e sotme me Qetsorin, Luizi rrëfeu se Efi ishte një gocë garipe dhe se e vuri Oltën përfund gjatë periudhës që ajo qëndroi në shtëpi. Ndër të tjera, Luizi shtoi se ai shkoi në nominim me Efin për shkak të Oltës, pasi ajo i tha Deas që të nxjerrë në nominim Luizin, Kiarën dhe Efin.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Nominimi i parë i fortë që kam unë tash 84 ditë këtu brenda, kam pas një me Kiarën dhe Efin

Qetsori: Ai ka qenë i fortë. Se aty dëmtoheshe nëse ikte Kiara

Luizi: Prandaj e kisha sikletin e madh

Qetsori: Efi ça karakteri ishte?

Luizi: Efi? Gocë garipe shumë. E vuri Oltën përfund

Qetsori: Ashtu ë? Edhe shtatlartë e sikur është ndjerë Olta nën presion nga lartësia

Luizi: Fjala e Oltës, se Dea ishte me Amosin, edhe i kishte Olta. Po e kishte Amosin se shok që në fillim. Amosi kishte këto flirtimet me Dean tanë kohën edhe vendosën bashkë në heshtje për të më nxjerrë në nominim mua me Efin dhe Kiarën