Reperi i njohur shqiptar, Varrosi, ishte i ftuar së fundmi në rubrikën “Mos i bjer me top”  ku ka zbuluar nëse Noziy do bënte një bashkëpunim me Luiz Ejllin. I pyetur nëse ishte vërtet zëri i Luizit në këngën e fundit të Elvanës dhe Noizyt, në momentin kur thërret “Noizy”, Varrosi u shpreh se nuk e di.

Pjesë nga intervista:

Ronaldo Sharka: A është e vërtetë që është zëri i Luizit dhe e dyta, a do bëhet Luizi pjesë e OTR?

Varrosi: Ore pjesë e OTR nuk them, por besoj që do ishte super gjë që Noizy dhe Luizi të bënin një këngë.

Erjola Doci: Po zëri është apo nuk është?

Erjona Doci: Nuk e njeh zërin e Noizyt?

Varrosi: Më duket si zëri i Noizyt me thënë të drejtën, por nuk e di, ndoshta është dhe ajo. Është diçka që nuk e di, e kanë mbajtur sekret ndoshta.

Ronaldo Sharka: Ai ka dëshirë të bëjë këngë me Luizin?

Varrosi: Përderisa Noizy e ka hedhur në Instagram dhe i ka dhënë shumë suport, besoj që po. Unë mendoj që do ishte një bashkëpunim shumë i bukur.

Erjola Doci: Do e shkruaje ti tekstin?

Varrosi: Jo tekstin e shkruajnë vetë ata, nuk kanë nevojë për tekst.