Jon Ndoja dhe Mario Deda u kthyen në dy nga figurat më të komentuara gjatë këtij edicioni të dytë të Big Brother VIP. Ata e luajtën lojën e tyre jashtë këtij programi, duke mbështetur mikun e tyre të fëmijërisë, Luiz Ejllin, i cili u shpall edhe fitues i këtij edicioni.

Mirëpo, ky i fundit deklaroi së fundmi, i ftuar në emisionin ‘Shqipëria Live’ se me Jonin dhe Marion nuk fliste prej dy vitesh, duke i habitur të gjithë. Kjo pasi dy djemtë e surprizuan edhe brenda shtëpisë së Big Brother Luizin dhe kanë qenë gjatë gjithë kohës mbështetje e tij.

Dhe në lidhje me këtë deklaratë të Luizit që trazoi ujërat, ka reaguar së fundmi edhe Joni në mënyrë indirekte, por të kuptueshme.

Ai ka postuar në “Instagram”-in e tij një fragment nga filmi shqiptar “Çifti i lumtur” ku thuhet: Unë nuk di se çfarë i thonë kësaj.