Gjatë ditës së diel, në emisionin ‘Fan Club’ në Top Channel janë zbuluar për herë të parë deklarata ekskluzive të Luiz Ejllit për vendimet që familjarët e tij kanë marrë për të jashtë shtëpisë së Big Brother VIP.

Këngëtari u njoftua nga produksioni se familja e tij ka hapur në emër të tij një GoFundMe për të mbledhur të ardhura. Sapo mori vesh këtë, Luizi u shpreh kategorikisht kundër dhe tha se ai do të ishte dakord nëse kjo iniciativë do t’i shërbente për të ndihmuar njerëzit në nevojë në emër të tij.

“GoFundMe për mua? Po për çfarë? Do isha dakort sikur kjo iniciativë të përdorej, të përdorej imazhi im, që fondet të mblidheshin, që unë t’i mbledh e t’i dërgoj për një familje në nevojë, po për përfitime personale që t’i marr unë ato para, nuk pranoj në asnjë mënyrë.

Nuk dua të përdoret imazhi im as nga familjarët e mi e as nga asnjë. Nëse do jem pa shtëpi kur të dal, do kërkoj vetë. Të bllokohet menjëherë. Dy gjëra dua, merrni sa më shpejt instagramin tim dhe të mbyllet GoFundme,” tha Luiz Ejlli brenda shtëpisë së Big Brother.