Janë mbyllur dy ndeshjet që ishin për t’u rikuperuar nga java e 28-të dhe java e 2-të e kampionatit…

Interi ka fituar me shumë vështirësi dhe shumë polemika përballjen ndaj Sassuolos së De Zerbit me rezultatin 2-1 falë golave të Lukakut dhe Lautaro Martinez.

Miqtë ngushtuan diferencën me Traore, por polemikat u ngritën te goli i dytë i zikaltërve. Në fakt, një mbajtje nga fanelle brenda zone u gjykua si jo penallti nga arbitri që vazhdoi lojën. Në kundërsulm, djemt ëe Contes arritën që të gjenin golin me argjentinasin.

Sassuolo provoi deri në fund të barazonte por rastet për 3-1 i pati Interi që tashmë vazhdon të udhëheqë me bindje dhe arratiset plotësisht duke shkuar kështu 11 pikë larg vendit të dytë, aktualisht Milani.

Ndërkohë, Juventusi likuidon Napolin dhe kthehet te suksesi pas humbjes me Benevento dhe barazimit ndaj Torinos. Pjesë e parë dominuese ku Ronaldo pasi humbi një super rast, shënoi më pas.

Në pjesën e dytë erdhi edhe goli i Dybala, ndërsa në fund Napoli ngushtoi shifrat në 2-1 me penalltinë e Insignes, faull i Chiellinit ndaj Osimhen.