Kur investon plot 2 mijë vetëm në një çantë, atëherë mund të them se nuk ke se ku i çon lekët… Këtë gjë, e ka bërë artistja e muzikës nga Prizreni, Tayna. Prej më shumë se katër vitesh, Tayna tashëm është bërë pjesë e shoëbizit shqiptar dhe është një nga personazhet më të ndjekur.

Këngëtjar numëron suksese të shumta, ndërsa gjatë kësaj periudhëe, ka sjellur një sërë projektesh e bashkëpunimesh. Falë suksesit të madh në muzikë, i ka dhënë mundësinë Taynas të bëjë një jetë luksoze

Së fundmi, faqja ‘Shqip Closet’ në Instagram, ka publikuar çmimet e njërës prej veshjeve të fundit të Taynas (Doruntina Shalës, emri i vërtetë).

Çanta e Tayna është “Emilio Puci”, dhe kushton plot 1890 euro. Ndërsa syzet e saj, po ashtu “Emilio Puci”, kushtojnë 270 euro. Triko e saj ngjyrë rozë, “la maive neve”, kushton 240 euro, ndërsa xhinset e shkurtra, po ashtu ngjyrë rozë, kushtojnë 175 euro dhe janë të firmës së njohur “Balenciaga”.

Në total, një veshje përditshmërie e Taynas kushton plot 2565 euro, çka tregon gjendjen e mirë financiare të këngëtares. Tayna u bë e famshme në tregun e muzikës 4 vite më parë dhe vazhdon të korrë suksese të njëpasnjëshme.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Shqip Closet (@shqip.closet)