Këngëtares së njohur, Teuta Selimit, i kanë vjedhur qenin e saj. Këtë gjë, e bëri të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Instagram”.

Pikërisht në këtë postim, ajo gjithashtu bëri një thirrje për personin që e ka kryer një veprim të tillë. “E lus personin që e ka marr qenin tim të ma kthejë sa më shpejt.

Nëse nuk e kthen, më detyron t’i liroj videot që i kam inqizuar gjatë marrjes,” shkroi Teuta në postimin e saj bashkangjitur me një foto të qenit të saj.

Nuk kuptohet ende pse një person mund të vjedhë qenin e dikujt tjetër, por këngëtares Selimi i ka ndodhur kjo gjë dhe normalisht, ajo është gati edhe të shkojë në polici, për të denoncuar këtë rast…