Është zbuluar vetëm një vit më mbrapa dhe ka dalë në dritë falë intervistës së një gazetareje franceze për  BBC. Në fakt, duket se Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka kërkuar përjashtimin e Maneskin nga Eurovizion 2021 pasi Damiano është akuzuar se kishte konsumuar kokainë në lidhje të drejtpërdrejtë, akuzë që më pas ka rezultuar false.

Gazetarja Stephane Bern ka zbuluar për BBC mesazhin që ka marrë personalisht nga Macron: presidenti francez duket se i ka kërkuar të ndalë Eurovisionin dhe të skualifikonte Damiano-n e Maneskin për të favorizuar këngëtaren franceze Barbara Pravi.

Por nuk ka qenë i vetmi. Duket se edhe ministri i Marrëdhënieve me Europiane, i pranishëm në Roterdam, i ka shkruar: “Çfarë duhet të bëjmë? Të lutem, bëj diçka”.

“Po çfarë mund të kisha bërë? Nuk isha unë drejtuesja, – ka shpjeguar tani gazetarja franceze. – Dhe nuk jam presidentja e Eurovizionit!”.

Rastësia ka dashur që presidentja e EBU (European Broadcasting Union) të ishte franceze, Delphine Ernotte, por që ka mbajtur një qëndrim tjetër: “Nëse duhet të jetë fitore, kjo duhet të vijë për meritë, jo për skualifikimin e atyre që kanë zënë vendin e parë”.

Pjesa tjetër është histori: Maneskin kanë fituar Eurovizionin 2021 dhe akuzat kanë rezultuar të pavërteta, me Damiano-n që ka bërë testin anti-drogë dhe ka rezultuar negativ.