Nuk ka zgjatur shumë. Pak më shumë se një vit pasi ka blerë një super vilë në Hidden Hills, California, nga këngëtari The Weekend per 19,3 milionë dollarë, Madonna ka vendosur ta shesë.

Mbretëresha e muzikës pop e vlerëson pronën rreth 26 milionë dollarë, një rritje e ndjeshme në krahasim me shumë e paguar në prillin e vitit 2021.

Prona prej 1200 metrash katrorë përfshin shtatë dhoma gjumi në ndërtesën kryesore dhe dy të tjera në guest house.

Ka 13 banjo në total, një pishinë me ujë të kripur, një spa, një suitë të madhe, një qilar të madh dhe një garazh për pesë makina, një fushë basketbolli, një kinema, palestrën dhe plot tetë stalla për kuaj.