Kur bëhet fjalë për ndryshimin e stilit, mbretëresha është vetëm një: Madonna. Gjatë dekadave, ylli i pop-it me ndryshim të shpejtë ka parashikuar modën dhe ka lançuar tendencat, pa pasur frikë të guxojë me pamjet e fetishit, fotot nudo dhe ndryshimet radikale të imazhit.

Në prag të ditëlindjes së saj (do të mbushë 64 vjeç këtë martë) Madonna  dha një intervistë të gjatë televizive për Jimmy Fallon gjatë The Tonight Show.

Me atë rast ajo jo vetëm që befasoi publikun duke u shtrirë në tavolinën e prezantuesit, por zbuloi disa sekrete të karrierës së saj të gjatë: a e dini se një aksident stili mund t’i kushtonte karrierën?

Le të bëjmë një hap prapa dhe të kthehemi në vitin 1984, pikërisht në natën e MTV Video Music Awards. Madonna performoi e veshur si nuse në tingujt e Like A Virgin, në një performancë që hyri në histori.

Këngëtarja doli nga një tortë gjigante dhe filloi të rrotullohej në një vello të bardhë, në një moment duke treguar veshjen intime poshtë fundit të tejdukshëm.

Vetëm sot këngëtarja zbuloi prapaskenën e asaj performance të famshme, një gabim i rastësishëm që mund t’i jepte fund ngjitjes së saj në industrinë e muzikës. “Në prapaskenë, menaxheri tha se karriera ime kishte mbaruar”.

Çfarë ndodhi atëherë? Është vetë ylli i popit që e shpjegon: teksa kërcente një nga këpucët i ka rrëshqitur dhe është dashur të përpiqet ta rikuperojë pa u vënë re.

“Unë po përpiqesha të bëja këtë lëvizje të qetë, si p.sh., të hidhesha për këpucën dhe ta bëja të dukej si një koreografi dhe veshja ime u ngrit dhe ju mund të shihnit prapanicën time”. Pastaj i ka bërë një thumbim  industrisë së muzikës:

“A mund ta imagjinoni? Ishin ditët kur nuk duhej të tregonit të pasmet për të bërë karrierë. Tani është e kundërta”.

Me gjithë zemërimin e menaxherit të saj, karriera e Madonna-s nuk mbaroi, përkundrazi: nga vitet 1980 e këndej kanë ardhur suksese njëri pas tjetrit. Gjithashtu falë disa ndryshimeve të stilit të studiuara në pikën e duhur…