Kush nuk do të donte të drejtonte makinën e Batman? Ndoshta duke bërë xhiro nëpër rrugët e Gotham. Fansat e personazhit të njohur nuk mund e mohojnë: është kjo një nga ëndrrat e tyre të fshehta.

Por do t’u pëlqente edhe atyre që Batman-in  ndoshta nuk e njohin shumë sepse makina e tij, të paktën e ajo e parë në filma, është  diçka me të vërtetë speciale.

Janë të shumtë njerëzit nëpër botë që kanë provuar të krijojnë versione të kësaj makine luksoze, dhe duket se edhe nnë Indi kanë dashur ta provojnë.

Në fakt, një makinë e tillë është ndërtuar pikërisht nga  disa studentë të inxhinierisë të Zeal Education Institute të Pune dhe rezultati është befasues.

Projekti është financuar pikërisht nga kolegji dhe dizajni i kësaj makine është me të vërtetë i veçantë. Zakonisht, Batman ecën në drejtim të Batmobilit të tij vetëm natën, në kërkim të një të keqi për ta luftuar.

Megjithatë, në këtë rast, studentët e kanë nxjerrë projektin e tyre në rrugë gjatë ditës! Po si e kanë realizuar këtë aventurë? Para së gjithash studentët kanë ndërtuar një model me madhësi natyrale të makinës, për të parë më pas realizimin e saj deri në ditën e 50-të.

Makina mund të mbajë 2 persona dhe, sipër timonit, është vendosur një ekran gjigant. Për makinën janë përdorur shumë pjesë të Mahindra Xylo MPV, dhe njësia e fuqisë me naftë vjen nga Xylo, dhe është 2.6 litra. Kjo kopje e Batmobile bazohet në një Mercedes-Benz S-Class W222.