Ledjana Prenga, ish-konkurrentja e emisionit “Përputhen”, ka qenë një nga femrat më të përfolura në mediat rozë, për shkak të rrugëtimit të saj në emision, si dhe historisë së dashurië me një tjetër personazh të njohur të emisionit, Mevlan Shaba.

Ditët e fundit, Ledjana ka mundur të rikthejë profilin e saj në Instagram, pas disa muajsh që ishte i vjedhur. Sapo ka marrë profilin e saj, Ledjana ka realizuar një bisedë me ndjekësit e saj.

Një prej ndjekësve, ia ka kujtuar të gjitha gjërat që ka përjetuar kur Ledjana ka qenë pjesë e “Përputhen”. Teksa ndjekësi i tregon se e kanë ftuar të marrë pjesë në “Përputhen”, por ka frikë të shkojë, Ledjana përgjigjet:

“Maksimumi do qash si unë, do marrësh ca pauza, s’do të zërë gjumi disa netë rresht nga komentet, por të gjitjha këto do të bëjnë më të fortë dhe kjo do të shërbejë gjithmonë në vazhdim”, i shkroi Ledjana.