Momente shumë të frikshme për Britney Spears gjatë martesës së saj me Sam Asghari, të festuar më 9 qershor. Pak para se çifti të thoshte “Po”, Jason Alexander, miku i fëmijërisë dhe ish-bashkëshorti i yllit të popit për 55 orë, u shfaq në shtëpinë e këngëtares duke u përpjekur të parandalonte dasmën.

“Më dëgjoni, unë jam burri i saj i parë dhe ajo është gruaja ime e vetme. Unë isha këtu për të ndaluar këtë martesë. Pse nuk është familja e Britney? Unë jam këtu për t’i penguar ata të martohen”, tha ai duke tundur një thikë. Britney iku në dhomën e saj dhe doli vetëm kur mbërriti policia dhe arrestoi Aleksandrin.

Seanca e parë e gjyqit u zhvillua të hënën e 27 qershorit dhe gjyqtari vendosi që burri të qëndrojë në burg. Akuzat u konfirmuan nga një truprojë dhe oficer i sigurisë së shtëpisë Spears, Richard Eubeler, i cili tha:

“Ai po vërtiste rreth rezidencës duke bërtitur emrin e Britney. Më pas gjeti derën e dhomës së yllit, që për fat të mirë ishte e mbyllur.

Ai filloi t’i binte derës dhe të bërtiste dhe ajo ishte brenda e tmerruar ndërsa bëhej gati për ceremoninë. Jason kishte një thikë në dorë dhe mund të dëshmojnë të paktën pesë bashkëpunëtorë të Spears që ndodheshin në vilë në atë moment”.