Nga skena e Festivalit Sportiv, organizuar në Trento nga La Gazzetta dello Sport, Paolo Maldini, drejtor i zonës teknike të Milanit, foli fjalë të rëndësishme për Mike Maignan: “Ai është ndër tre portierët më të mirë në botë.

Ndoshta ju duket gjykimi subjektiv, por ai ka aftësi të mëdha për të goditur me të dyja këmbët dhe arrin ta bëjë topin të rrotullohet shpejt dhe me mirë edhe më mirë se lojtarët tanë qendrorë ne mbrojtje…

Ai ka karakteristika unike. Portier modern që është ambicioz dhe dëshiron të arrijë dhe të përmirësohet”. Me pas, Maldini pyetet se kush do ta fitoje kampionatin: “Kampionati është i çuditshëm, askush nga ne nuk e ka të qartë se çfarë do të ndodhë sepse do ndalohet 1 muaj për Kupën e Botës.

Do të varet shumë nga ajo që do të arrijmë të bëjmë në Ligën e Kampionëve. Në merkato besoj se kjo skuader është më e fortë se skuadra e sezonit të kaluar. Nuk jam i sigurt se do të mund të fitojmë sërish këtë vit, por ne absolutisht duam të provojmë.”

Vështirësitë e Interit dhe Juventusit? “Kjo ndodh. Mund të ndodhë. Në çdo rast, Interi pati një sezon të mrekullueshëm vitin e kaluar. Por unë dua të mendoj për ne, duke kuptuar edhe momentet e vështira të të tjerëve që mund të na ndodhin gjithashtu”