“Rinovimi i Leaos? Ne do të donim ta bënim përpara Kampionatit Botëror, me të vërtetë donim ta kishim bërë një vit më parë, madje gjashtë muaj më parë.

Ideja është ta bëjmë këtë përpara se të fillojë Kampionatin Botëror. Le të shohim se çfarë do të ndodhë”. Përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve në “San Siro” kundër Chelsea, drejtori sportiv i Milanit, Paolo Maldini iu rikthye kontratës së sulmuesit portugez, e cila skadon në qershor të vitit 2024.

Më pas foli edhe për të ardhmen e Piolit: “Ai është një protagonist absolut i këtyre viteve, ideja është të vazhdojë. Do të takohemi së shpejti për të planifikuar një të ardhme që absolutisht nuk është në diskutim”.

Ndërkohë, Real Madridi vazhdon ta ndjekë me kureshtje Brahim Diaz. Mesfushori-sulmues kishte mbërritur te kuqezinjtë e Milanit në formë huazim 2-vjeçar pa asnjë opsion shpagimi nga “Djalli”. Sipas medias iberike, “Los Blancos” mund ta kthejë atë në ekip sezonin e ardhshëm.