E quajtur edhe parajsa tokësore, Maldivet tërheqin miliona turistë çdo vit. Plazhi i bardhë, vendet e pacenuara, uji transparent, janë flamuri i Oqeanit Indian. Udhëtimi atje është ëndrra e të gjithëve, por sa kushtojnë në të vërtetë?

Të vendosura në jugperëndim të Indisë në qendër të Oqeanit Indian, Maldivet janë një seri ishujsh që formojnë një arkipelag të vetëm.

Nga Shqpëria nuk ka fluturime direkte për në Male (kryeqyteti), por është e nevojshme të bëni një ndalesë në Moskë ose Hamad. Në rastin e parë aeroplanit do t’i duhen 9 orë për të mbërritur në destinacion, në rastin e dytë do të duhen 5 orë.

Për të vizituar Maldivet në mënyrën më të mirë të mundshme, duhet të merrni me vete veshje të lehta dhe disa xhaketa në mbrëmje, të cilat mund të jenë paksa të ftohta. Mos harroni kremin kundër diellit, këpucët e ecjes, syzet e diellit.

Për t’u përpjekur të kuptojmë koston aktuale për një udhëtim në Maldive, i referohemi një videoje që u bë virale në Tik Tok. Protagonistët shpjegojnë me detaje se sa shpenzuan për t’u çlodhur në një vend përrallor.

Sapo të mbërrini në aeroport, duhet të merrni domosdoshmërish hidroavionin ose varkën për të arritur në ishujt, transferta mund të ketë një kosto të ndryshueshme, por kryesisht ka një buxhet prej 600 euro vajtje-ardhje për person.

Kostoja e shtëpisë së vogël mbi ujë, aq e dashur për turistët, është rreth 3000/4000 euro, por mund të gjeni hotele duke filluar nga 1800 euro për person. Sigurisht, të gjitha shpenzimet shtesë do të llogariten në bazë të qëndrimit.

Nëse dëshironi të kurseni edhe më shumë, duhet të shmangni periudhën dhjetor/mars pasi është shumë e populluar. Në qershor shpenzohet shumë pak, por i vetmi faktor i panjohur është moti.