Pas shitjes së Sancho te Manchester United, Dortmund siguroi për 30 mln euro Donyell Malen.

Sulmuesi, i cili u zhvendos përgjithmonë nga PSV, besoi ndjesitë e tij të para në faqen zyrtare të klubit gjerman, me të cilin ai është lidhur deri në vitin 2026:

“Borussia Dortmund është një klub i lartë evropian që është gjithmonë në majë të Bundesliga-s dhe ka  standarte të larta gjithashtu në Champions League.

Mezi pres të jem në fushë me shokët e mi të rinj, për të qenë në gjendje të matem kundër më të mirëve.

Dhe padyshim që mezi pres që tifozët të vijnë dhe të mbushin një stadium ku të gjithë në Evropë janë entuziastë”.

Dortmund veproi menjëherë pas shitjes së Jadon Sancho te Manchester United. Verdhezinjtë gjermanë arritën akordin me Donyel Malen, për të cilin do paguhen 30 euro te PSV.

22-vjeçari është një nga lojtarët holandezë më të talentuar.

Erling Haaland, ylli i Dortmund, ka një koment për shokun e ri të skuadrës dhe të repartit ofensiv. Bomberi norvegjez nuk e kursen batutën në deklaratën e tij.

“I kam kërkuar Donyell të më dhurojë shumë asiste, përndryshe do të zemërohem shumë me të. Shpresoj të luaj bashke më të në sulm, ai vjen për të bërë diferencën me ne.

Donyell duhet t’i dhurojë energji pozitive Dortmund, dhe duhet të bëjë menjëherë një gjë të tillë, pasi ne jemi një klub i madh“, theksoi 21-vjeçari viking.