Ergi Dini, këngëtari i njohur shqiptar që u nda nga jeta gjashtë vite më parë në moshën 22-vjeçare, për shkak të një aksidenti që rezultoi fatal për të, do të festonte ditën e djeshme 28 vjetorin e lindjes.

Një ditë që duhet të ishte e lumtur për të e të dashurit e tij, por që prej gjashtë vitesh kujtohet me trishtim e lot.

E sigurisht, veç fansave të tij që ende e kujtojnë dhe dëgjojnë në Youtube yllin Ergi që ‘u këput’ teksa po ngrihej lart, edhe motra e tij, Barbana Dini nuk lë rast pa e kujtuar të vëllain e ndjerë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo ka shkruar disa fjalë tejet prekëse për Ergin në këtë ditë tashmë të zezë për të.

Sot është ditëlindja jote ëngjelli im Ergi! Sot do jepja gjithcka,edhe jeten time,te isha duke festuar per ty,por gjithcka ndjej dhe kam eshte nje dhimbje dhe mall qe me gerryen shpirtin cdo dite…edhe lumturia nuk eshte lumturi pa ty…Nga njera ane kane ndryshuar shume gjera ne jeten time,nga ana tjeter nuk ka ndryshuar asgje…mungon TI pika ime e dobet,qe me “detyroi” te behem e forte!” – shkruan Barbana Dini, duke na përlotur të gjithëve!