Pas disfatës së bujshme dhe të papritur të Devin Booker gjatë përballjes në playoff-et e NBA-së mes Mavericks dhe Suns, zërat për mallkimin Kardashian/Jenner janë kthyer në modë.

Kendall Jenner, sipas mediave amerikane, sapo ishte ndarë me Booker dhe përshtypja e përgjithshme është se ylli i Phoenix Suns ka patur vështirësi në parket pikërisht për shkak të ndarjes.

Por zërat për mallkimin Kardashian/Jenner janë në qarkullim prej dekadash, madje shkojnë mbrapa deri në kohën kur mamaja e këtyre pesë motrave të famshme dhe një vëllai ka qenë e martuar me atletin olimpik Bruce Jenner, i cili është transformuar tashmë në Kaitlyn Jenner.

Ky mallkim i supozuar godet njerëzit që krijojnë një lidhje me cilindo prej pjesëtarëve të familjes, të cilet përndiqen nga një fat i keq pasi fillojnë të frekuentojnë njërin prej pjesëtarëve.

Lista e “fatkeqëve” është shumë e gjatë. Deri më tani, yjet e prekur nga mallkimi janë Bruce Jenner, Reggie Bush, Scott Disick, Tristan Thompson, Lamar Odom, Kris Humphries, Ben Simmons, Blac Chyna, Tyga, Travis Scott and Kanye Ëest.

Aktualisht, Kim Kardashian po frekuenton komedianin Pete Davinson dhe shpresojmë që ai të dalë i paprekur nga kjo lidhje.

Duke lënë mënjanë shakatë, ky mallkim nuk është diçka reale, por familja Kardashian/Jenner nuk është një familje si të tjerat. Është pothuajse e sigurt se kushto që i afrohet përfundon të pendohet në një mënyrë ose një tjetër.