Në mes tëpandemisë, këngëtari i njohur Maluma ka organizuar një takim me fansat e tij në Miami. Në një positm në Instagram ai shkroi: “Kujdes! Ju që jeni në Majemi do të shihemi në orën 15 në rrugën Miami Avenue 2534. Mezi pres të jem në mes tuaj dhe të bëjmë foto së bashku. Vendosni maskën”.

Në këtë takim u paraqitëm më shumë se 1 mijë vetë dhe menjëherë ka ndërhyrë policia, që ka ndalur në mes takimin. Ai ishte organizuar në një galeri arti, ku maksimumi mund të qëndronin së bashku 160 vetë. Por ata që prisnin idhullin e muzikës latine ishin më shumë se 1 mijë vetë.

Kur ai zbriti nga mkina e tij iu rrethua dhe pushtua nga fansat e tij. sipas shtypit vendës, fansat i kishin respektuar masat e sigurisë, pasi të gjithë mbanin maskë. Gjithsesi, ata që ishin jashtë radhe e bënë këtë takim më pak të sigurt. Sipas policisë, masat e marra ishin të pamjaftueshme, ndaj u pezullua takimi.