Blogerja e njohur shqiptare Sara Hoxha, partnerja e këngëtarit Ledri Hoxha është kthyer tashmë në një personazh shumë të komentuar në botën e medias rozë dhe tejet të preferuar nga publiku shqiptar falë thjeshtësisë së saj.

Çifti i njohur kanë konfirmuar marrëdhënien e tyre që prej vitit 2020, teksa janë edhe prindër të një vajze të vogël, Poem Blu, e cila për pak javë feston edhe ditëlindjen e saj të parë. Ledri dhe Sara duket që ashtu sikurse çdo prind, e kanë dritë syri të voglën teksa herë pas here postojnë edhe foto e video me të voglën.

Edhe pse po angazhohet së fundmi në spektaklin e kërcimit “Dancing With The Stars” që transmetohet çdo të premte në Top Channel, Sara Hoxha nuk harron t’i japë vëmendjen e nevojshmë vogëlushes. Blogerja ka postuar disa orë më parë një foto të Poem Blu, menjëherë sapo ka dalë nga dushi. E vogla duket e mbështjellë në peshqirë, teksa si gjithmonë, nuk i mungon as buzëqeshja karakteristike.

“My baby burrito” – shkruan Sara Hoxha krah fotos, duke na ëmbëlsuar me të voglën që na e ka marrë zemrën pa e njohur. Kujtojmë që blogerja po merr pjesë në “Dancing With The Stars”, ku ka treguar se e ka marrë shumë seriozisht spektaklin, duke u vlerësuar mirë nga juria.