“Pse nuk bëj më imitime dhe jam më serioz në krahasim me të kaluarën? Argëtohem gjithmonë, por jo vetëm për telekamerat.

“Mbaj mend kur në Players Shoë di Montecarlo kam imituar Britney Spears: kisha pantallona xhins të shkurtra, mamaja ime mbeti e tronditur… pas atij momenti duhej të ndalesha pak. Ndoshta nuk duhej të bëja gjëra ekstreme por mund të kthehem të bëjë imitime”.

Këto kanë qenë fjalët e thëna nga Novak Djokovic në konferencë për shtyp pas ndeshjes së fituar kundër Wawrinka-s në 1/8-at e turneut Mastres të Romës.

Në lidhje me fitoren ndaj zviceranit: “Është bukur të rishikosh një kampion si Wawrinka: ka qenë një nga më të mirët për shumë vite, e dimë mirë sa e vështirë është të qëndrosh jashtë fushave pas një operacioni. Unë kam luajtur një ndeshje solide, do të doja që Stan të kthehej në nivelet e tij më të mirë”.

Në lidhje me kundërshtarin e ardhshëm: “Nuk kam luajtur kurrë kundër Auger-Aliassime: fusha e dheut nuk është sipërfaqja e tij e preferuar, por po përmirësohet shumë. Është një djalosh i mbarë, luan mirë, një nga liderët e brezit të ri, por unë shpresoj të marr një fitore tjetër”.