Prej më shumë se dy vitesh, aktorja e njohur e skenës së humorit shqiptar, Rudina Dembacaj ka zyrtarizuar lidhjen e saj me ish-deputetin Mark Frroku.

Ndarja e saj me ish-partnerin e saj asokohe, Aleksandrin dhe zyrtarizimi i romancës së re me Frrokun shkaktoi shumë diskutime, kryesisht në rrjete sociale.

Për herë të parë, Rudina ka rrëfyer këtë periudhë të vështirë. E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit në Tv Klan, së bashku me motrën e saj Jerinën, aktorja ka treguar se familja e saj nuk e ka pranuar fillimisht marrëdhënien e saj të re.

Veç motrës së saj dhe një kushëriri, askush nuk i ka folur për një periudhë të gjatë kohë, madje as e ëma.

Motra ime dhe një nga djemtë e xhaxhallarëve Iliri, kanë qenë të vetmit që më kanë folur, se as mami që po na ndjek tani, nuk më ka folur për tre muaj me gojë për shkak se e kishin të vështirë të pranonin lidhjen me Markun”– ka rrëfyer Rudina Dembacaj.