Manchester City do të nënshkruajë me Leo Messin. Argjentinasi pritet të largohet nga Barcelona dhe në garë për të është dhe PSG. Francezët dhe anglezët po garojnë për ta bindur.

Në krahun tjetër, drejtuesit e ish-kampionëve të Anglisë po punojnë dhe në sektorin e të rinjve. Ata janë gati të nënshkruajnë me “Messin e ri”. Dario Sarmiento, 17-vjeçari nga Argjentina konsiderohet si një futbollist me shumë të ardhme.

Sulmuesi i krahut të Estudiantes ka tërhequr interesimin e shumë klubeve. Manchester City është gati që të firmosë me të, pasi situatat janë shumë afër.