Roy Keane, legjendë e futbollit në Angli, po mendon të braktis rolin e tij si komentues televiziv për t’u kthyer në drejtim të një klubi.

Për këtë është i sigurt The Sun, që ka shkruar se ish-lojtari me eksperienca të ndryshme si trajner u ka rrëfyer miqve të tij dëshirën për t’u kthyer në drejtim të një skuadre.

E përditshmja angleze ka shkruar se Keane do të ishte i gatshëm të vihej në shërbim të trajnerit të Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, si ndihmës i tij.