Duket se “kura” Ten Hag po funksionon me se miri dhe Manchester United merr fitoren e radhës në Premier League, këtë herë përballë Leicester City-t. Jadon Sancho zhbllokoi sfidën e fundit të javës së pestë të Premier Leeague-s, që u luajt në “King Power Stadium”, në minutën e 23-të.
Një gabim në rinisjen e lojës nga vendasit u shfrytëzua më së miri nga Rashford, që nxori të lirë Sanchon, i cili nuk mund të gabonte në atë pozicion, 0-1. Nje gol qe i jep edhe me shume force anglezit qe sezonin e shkuar ishte me shume ne hije se sa nen dritat e prozhektorit…
Kujtojmë që trajneri i “Djajve të Kuq”, Ten Hag, nuk ka përfshirë në formacionin titullar Ronaldon, sikurse blerjen e rëndësishme Casemiro. Të dy lojtarët e nisën nga stoli bashkë me emra të tillë si Maguire, Fred apo Van de Beek, gjithsesi i aktivizuan në pjën e dytë.
Pavarësisht rasteve që u regjistruan në të dyja portat, nuk pati ndryshim tjetër rezultati, me ManchesterUnited që siguron fitoren e tretë radhazi pas atij starti të shëmtuar me dy humbje. Aktivizimi i Ronaldos tregon se portugezi do ta vijojë karrierën në “Old Trafford”, pavarsisht thashethemeve të shumta për të ardhmen e tij.