Sipas The Sun, Manchester United shpreson të shesë 10 lojtarë në mënyrë që të grumbullojë një thesar për të kompletuar blerjen e Kieran Trippier nga Atletico Madrid dhe Eduardo Camavinga nga Rennes.

Kush është në listën e lojtarëve që mund të sakrifikohen?

Sigurisht lojtarë që janë kthyer nga huazimi si Jesse Lingard, Andreas Pereira dhe Diogo Dalot. Por edhe Axel Tuanzebe, që me ardhjen e Varane nuk do të ketë hapësira.

Më pas është Alex Telles, blerja zhgënjyes e sezonit të kaluar. Edhe Daniel James me Brandon Williams janë në listë, ashtu si Phil Jones dhe Anthony Martial.