Antony pritet sot në Mançester për ekzaminime mjekësore para se të bashkohet me Manchester United. Ajax pranoi ofertën finale dhe te trete prej 100 milionë eurosh mbrëmjen e djeshme teksa trajneri deklaroi se “jemi ne boten e parave, kjo eshte e trishte”…
Për shkak të problemeve me lejen e punës, ka shumë pak gjasa që lojtari të regjistrohet në kohë për ndeshjen e së enjtes kundër Leicesterit, e vlefshme për javen e pestë të Premier League. Prandaj data e parë e disponueshme për ta parë atë në punë me fanellën e djajve të kuq do të jetë e diela kundër Arsenalit në Old Trafford.
Nderkohe, ne media raportohet se si Manchester United ka pasuruar ne vetem pak vite arkat e Ajax-it dhe e ka bere kete duke mbipaguar futbollistet qe ka rritur ose formuar skuadra e harketarve…
Ajax-Manchester United: Gjithcka nis me Donny Van de Beek. Ai u shit te Manchester United per vleren e larte te 45 mln eurove teksa ishte nje produkt i Akademise se Amsterdamit.
Me tej, kete vere, ishte radha e mbrojtesit te njohur Lisandro Martinez. Ajax e bleu ate vetem 7 mln euro por arriti ta shiste te Djajte e Kuq per shifren 57 milione euro duke bere nje super biznes.
Por, le te vijme te qershia mbi torte qe eshte braziliani Antony. Ajax shkoi ne Brazil dhe e mori per vetem 16 mln euro. U duk sikur ishte nje investim i shtrenjte pasi ishte ai qe zevendesoi Ziyech qe gjithashtu u shit te Chelsea.
Ne fakt, Ajax arriti te vleresonte futbollistin dhe sot e shiti 100 mln euro te Manchester United. Doni te dini se sa ka fituar klubi i Amsterdamit nga keto tre shitje te Manchester United ne harkun kohor te 2 viteve? Plot 179 mln euro!