Ish-trajneri i Zenit-it, Roberto Mancini, ka komentuar transferimin te Fiorentina të ish-sulmuesit të Spartak, Alexander Kokorin.

“Mund të them vetëm gjëra pozitive për të si futbollist dhe si person. Kokorin është një kampion”.

“Mund të kishte luajtur me lehtësi në çdo skuadër, duke përfshirë edhe Real Madrid. Është i shpejtë, ka një gjuajtje të bukur dhe ka shumë cilësi”, ka thënë trajneri i Italisë për La Nazione.