“Kampionët italianë kanë akoma skuadrën më të mirë, por ata nuk mund të humbin më pikë, me tri skuadra përpara në renditje. Lukaku apo CR7? Unë i marr të dy”. Kështu u shpreh trajneri i kombëtares së Italisë, Roberto Mancini, gjatë një interviste për “Gazzetta dello Sport”, duke u fokusuar në shumë çështje, por edhe në supersfidën e së dielës, Inter-Juventus.

Për kë ka më shumë rëndësi kjo ndeshje?
Për Juven është pothuajse vendimtare. Nuk mund të humbasë më asnjë pikë, me 3 ekipe përpara. Edhe nëse ka një ndeshje më pak.

Interi ka fituar vetëm një ndeshje direkte (ndaj Napolit) nga 5 të tilla. A i mungon cilësia e lojës?
Jo, Interi është i fortë dhe ka shumë lojtarë cilësorë.

Eriksen ka luajtur shumë pak. A mund të luante si Verratti me Jorginho?
Mund të bëjë gjithçka, me cilësinë që ka. Por Conte e njeh atë më mirë se unë, njeh edhe Interin më mirë. Pa harruar që futbolli italian është ndryshe.

Ju ishit nga më bujarët për të komentuar “bastin” Pirlo. Konfirmimi?
Po, më pëlqen loja sulmuese që Andrea po kërkon. Kishte disa probleme të vazhdimësisë, por është logjike; Juventusi ka ndryshuar shumë. Ai ka nevojë për kohë. Le ta specifikojmë: Interi dhe Juve janë më të kompletuarit, ata mbeten favoritët, por nuk do të thotë që një nga të dy e fiton titullin me siguri. Milani, për shembull, gjithashtu mund të arrijë i pari në fund. Tani duhet të mbajmë shënim. Nuk e prisja që të bëhej një kampionat aq i mirë. Ju siguroj se Milani nuk fitoni aq shumë rastësisht.