Diego Armando Maradona Junior është kthyer të flasë për vdekjen e babait të tij. Një dhimbje e madhe për 34-vjeçarin.

Në një intervistë të dhënë për Chi, Diego Jr ka thënë:

“Më ka lënduar shumë fakti që nuk kam qenë në varrimin e babait tim. Nuk do t’ia fal kurrë vetes. Vdekja e babait tim, një gabim mjekësor? Akoma nuk e kanë kuptuar në Argjentinë, imagjinoni unë”.

“Po zhvillohet një hetim, jam pjesë e lënduar në një proces që po ecën shpejt dhe do të luftoj deri në vdekje për të kuptuar të vërtetën. Nëse dikush ka gabuar, duhet të paguajë”.

Në lidhje me njerëzit që kanë folur keq për Maradona-n: “Ka bërë disa gabime, por ka qenë i pari që e ka pranuar. Ata që kanë mbushur gojën me mut kundër babait tim, kanë qenë të njëjtët bythëlëpirës të cilët nuk do t’i mbaj mend askush”.