Filmi Barbie do të dalë në sallat e kinemasë më 21 korrik të 2023-shit. Aktorja Margot Robbie do të jetë protagonistja e filmit për kukullën e famshme.

Warner Bros ka zbuluar aktorët që do të marrin pjesë në bërjen e filmit dhe datën që filmi do të dalë në sallat e kinemasë.

Greta Gerwig do të jetë regjisorja dhe bashkë-skenaristja me Noah Baumbach. Punimet kanë filluar për projekti e Mattel Films dhe Ëarner Bros.

Kush janë aktorët e tjerë të filmit?  Ryan Gosling, Will Ferrell, America Ferrera, Simu Liu, Issa Rae, Michael Cera dhe Kate McKinnon.

Çfarë dimë për filmin? Skenari është realizuar në bashkëpunim mes Gerwig dhe Noah Baumbach. Të dy Gerwig dhe Baumbach kanë punuar më parë në realizimin e filmit Lady Bird.

Burime kanë bërë të ditur se filmi Barbie duhej të ishte realizuar që në 2014-ën. Pothuajse një dekadë më vonë, filmi do të dalë në ekranin e madh.

Sipas lajmeve që vijnë nga Hollywood, Amy Schumer dukej se ishte përzgjedhur për të qenë protagonistja e projektit. Megjithatë, ajo është tërhequr për shkak se kishte plane të tjera.

Më pas, rolin e Barbie-t e ka marrë Anne Hathaway. Megjithatë, projekti nuk është realizuar për shkak të shtyrjeve të shumta që ka patur për nisjen e xhirimeve.

Në vitin 2021, Margo Robbie ka folur për kukullën Barbie, duke e përshkruar si një lodër që “ka një domethënie shumë të madhe dhe shumë lidhje nostalgjike”, ka thënë Robbie.

“Njerëzit, në përgjithësi, dëgjojnë Barbie dhe mendojnë, ‘E di se çfarë filmi do të jetë’ më pas dëgjojnë se skenari dhe regjia është e Greta Gerwig dhe mendojnë ‘Oh, ndoshta nuk e  di se çfarë filmi do të jetë'”.