Moderatorja e njohur shqiptare, Marina Vjollca ndodhet prej disa ditësh me pushime së bashku me familjen e saj.

Ka qenë vetë ajo që ka treguar e ka ndarë foto për të gjithë ndjekësit e saj nga pushimet e saj tepër speciale këtë vit. Kjo për arsye se pushimeve të Marinës e Getoarit këtë vit i është bashkuar edhe e vogla e tyre, Marget.

Ka qenë vetë Marina ajo e cila ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa foto me të bijën, ku shkruan “Pushimet e para të mrekullisë sime”.

Ndërkaq, moderatorja ka publikuar edhe disa foto të tjera me të bijën, ku krahas tyre ka shkruar edhe një dedikim mjaft të ëmbël.

“Ku kam qenë pa ty jeta ime Marget” – shkruan Marina, e cila duket se po e shijon në maksimum jetën si nënë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MARINA VJOLLCA (@marina_vjollca)