Këngëtarja e njohur, Mariza Ikonomi, duket se do të martohet në moshën 39-vjecare. Të paktën kështu ka deklaruar një nga miqtë e saj, moderatori Ermal Peçi.

Në një intervistë për ‘Top Albania Radio’, ai tha se shumë shpejt këngëtarja do kurorëzojë dashurinë e saj. “I kam thënë ‘Martohu’ dhe po e them si lajm ekskluziv se Mariza do martohet shumë shpejt.

Është e vetmja gjë që i kemi kërkuar publikisht dhe e ka ndarë mendjen.” -u shpreh Ermali. Ndërsa vetë Mariza, e ftuar te emisioni i Rudina Magjistarit, tha: “Në fakt, dua të them shumë, por është bekim kur je e rrethuar nga dashuria.

Dje e kam ndier veten të rrethuar nga dashuria 100 për qind” – tha këngëtarja pa e zbuluar identitetin e partnerit të saj. Natyrisht, ai ishte i pranishëm në prezantimin e klipit të saj të fundit: “Ishte prezent, nëpër cepat e telajos, në çdo cep të telajos”, – shtoi ajo, sërish e rezervuar për të zbuluar më shumë.

Mariza tha se partneri i saj është artist në shpirt, por nuk merret me art. “Ka shije artistike shumë të mirë, por nuk është u fushës artistike, megjithatë është kritik mjaft i mirë.”

E pyetur se si janë njohur, Mariza nuk foli gjatë, por tha se ishte koha e duhur: “Ka qenë një mbrëmje mes yjeve, mes hënës, në plazh. Kanë qenë të gjitha kushtet për të rënë në dashuri”.