Dyshja Sarah dhe Dj PM, prej disa muajsh po vijojnë një lidhje të konsoliduar së bashku. Çifti nuk i kursen fotot dhe deklaratat romantike në rrjetet sociale, duke mos e fshehur aspak dhe per asnje moment dashurinë mes tyre.
Me kalimin e kohës, ky raport duket se është konsoliduar edhe me familjarët e tyre. Vetë blogerja nëpërmjet një ask që ka bërë me ndjekësit ka zbuluar se e ka takuar të gjithë familjen e të dashurit të saj, përvec cmotrës së tij të vogël.
“I kemi raportet shumë të mira. I kam takuar të gjithë në fakt përvec motrës së vogël”. Më tej, Sarah shtoi se nuk ndikohet nga komentet dhe lajmet që qarkullojnë për të dhe DJ PM në rrjet.
“Njerëzit atë punë kanë! Gjithmonë e kanë diçka për të thënë, si për mirë, si për keq. E rëndësishme është që ne jemi në rregull me njëri tjetrin…”, shkruan Sarah.