Modelja e njohur, Beniada Nishani, mori pjesë në ‘Festivalin e 79-të Ndërkombëtar të Filmit në Venecia’. Beniada ka qenë në promovimin e filmit “Don’t worry, Darling” që ka si aktor kryesor Harry Styles dhe regjisore partneren e tij Olivia Wilde.

Modelja shqiptare kishte veshur një fustan të zi të gjatë, stil bust dhe me një të çarë në njërën këmbë.  Ajo kishte veshur sandale të zeza.

Duke folur për këtë eksperiencë ditën e sotme në “Wake Up” Beniada tha se ishte e gjitha një surprizë. “Agjencitë vit për vit ftojnë disa modele për të marrë pjesë në “Festivalin e Filmit në Venecia”.

Unë kam qenë tek “Don’t worry darling”. Ishte surprizë, nuk e prisja. Isha bërë gati për të ikur me pushime. Dhe papritur më thanë që je e ftuar.

Puthja ishte diçka shumë spontane. Se po të jetë për shoë unë nuk i përballoj dot këto gjëra. Ka qenë një foto e vitit të kaluar. Por u bë virale këtë vit. Gloria është shumë e famshme në Itali. Fotografët bërtitën: “Beniada, Gloria puthuni” dhe ne u puthëm.

Kur ishim në Big Brother thoshin se nuk do ta varin më kur të fiken kamerat. Por unë nuk e besoja. Por mendoj se kush do e gjen mundësinë. Me disa oprej tyre takohemi, flasim. Me Sarah Berishën kam marrëdhënie më të mirë”, u shpreh Beniada.