Aktorja e njohur shqiptare dhe ish-konkurrentja në Big Brother Vip, Monika Lubonja, ka rikthyer Instagramin e saj.

Menjëherë pasi mori adresën e saj nga duart e “hacker”, ajo ka vendosur të bëjë një bisedë virtuale me ndjekësit.

E pyetur për Big Brother VIP Kosova, aktorja tha se nuk i ka ardhur një ftesë, por sërish e ka me dy mendje. Sa i përket miqësive që krijoi në BBV, Monika tregoi se me Sarën dhe PM ka ende miqësi, po ashtu me Trixën takohet.

Kurse për Donaldin tha: “Miqtë duan vite e kohë të quhen të tillë, nuk mjafton një format televiziv”.

Ndërsa për Ilirin kur e pyetën pse nuk e ndjek, aktorja u përgjigj: “Ku ta ndjek? Po ja dhe e ndoqa po sikur të njoftojë policinë ai dal keq kot. Po deshe e ndjekim bashkë e bëj për ty këtë”.